English

Tiranë, të sëmurët mendorë alarmojnë policinë

Tiranë, 10 nëntor NOA - Dy të sëmurë mendorë alarmuan policinë e Tiranës e cila u përpoq të neutralizojë veprimet agresive të tyre.

Gjatë kohëve të fundit, pothuajse çdo ditë policia e kryeqytetit njoftohet nga familjarë të sëmurëve mendorë tu vijnë në ndihmë për të dërguar në spital ata.

Kështu gjatë ditës së djeshme një telefonatë ka detyruar policia të mbërrijë në rrugën "Niko Avrami" në Tiranë për të ndihmuar një familje të dërgojnë djalin e tyre në spitalin nr.5.

Me anë të një ambulance i sëmuri u transportua në spitalin nr.5.

Ndërkohë pas disa orësh mjekët e spitalit nr.5, lajmërojnë sërish policinë pasi kishin probleme me një të sëmurë mendor.

I sëmuri kishte shfaqur shenja agresiviteti duke vënë në rrezik jetën e mjekëve të cilët kërkuan menjëherë ndihmën e policisë.

Forcat e policisë mundën të neutralizonin veprimet e të sëmurit i cili më vonë u qetësua.

k.k/NOA

Â

KOMENTE