Tiranë, 10 Nëntor NOA - Interi dhe Roma u ndanë në barazim dhe me polemika dhe trajneri katalanas thotë se edhe ndeshjet e kupës, janë të vështira në Spanjë.
Kurse Guardiola u shpreh: Reali mund të kualifikohet, Barcelona jo!
Barcelona do të përpiqet me të gjitha mundësitë e saj që të kualifikohet për në raundin e turit të dytë të Kupës së Mbretit, ndaj ekipit të Leonesa pasi kjo shihet e vështirë, sipas trajnerit katalanas, Pep Guardiola.
"Raundi i parë i kupës është i vështirë", - shprehet Guardiola. "Barcelona ka humbur një numër të madh me raste për të gjetur golin në ndeshjen e parë", - thekson më tej trajneri i katalanasve.
Për ecurinë e këtij sezoni, Guardiola thotë: "Dëshiroj që të marr përgjegjësitë e duhura dhe të bëj çfarë duhet. Mendoj se është mënyra më e mirë që lojtarët të drejtohen drejt sulmit, për të gjetur golin".
Trajneri i Barçës beson se Reali i Madridit, pas humbjes që shënoi në ndeshjen e parë me Alkorkon, mund të përmbysë rezultatin dhe nuk përjashton ndonjë surprizë në përballjen e Barçës.
Reali i Madridit ka humbur 4-0 me një ekip të kategorisë së tretë, në ndeshjen e kaluar dhe është në presion, por eliminimi do të jetë edhe më i hidhur.
"Mund të ndodhë. Reali mund të lërë jashtë Alkorkon dhe Barcelona. Reali ka shpenzuar më shumë se 200 milionë euro dhe sigurisht që mund ta eliminojë kundërshtarin", - përfundon trajneri i Guardiola. Â Â
e.l/NOA