English

Zgjedhjet e 15 Nëntorit, Eurodeputetët të premten në Prishtinë

Prishtinë, 10 Nëntor NOA-Qendrat e votimit për zgjedhjet e 15 Nëntorit në Kosovë do të vizitohen nga një grup eurodeputetësh të cilët mbërrijnë të premten në Prishtinë.

Në krye të delegacionit do të jetë eurodeputetja gjermane, Doris Pack e cila para nisjes në Kosovë u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

"Ne e mirëpresim përkushtimin e autoriteteve ndaj demokracisë dhe u bëjmë thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës", ka thënë Pack.

Delegacioni i PE nuk ka mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, por anëtarët e Parlamentit Evropian do të vizitojnë disa qendra votimi në Kosovë, duke përfshirë edhe disa prej komunave të sapoformuara.

Të hënën, më 16 nëntor, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian do të mbajnë një konferencë për gazetarë, ku pritet të japin vlerësimin e tyre lidhur me procesin zgjedhor.

m.i/NOA

KOMENTE