Tiranë, 11 nëntor NOA - Abonentët AMC të programeve Consumer përfitojnë më shumë minuta bisede bonus.
Kompania njoftoi sot se të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj të programeve AMC Consumer 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë deri 3 herë më tepër minuta bisede bonus. Bonusi përfitohet çdo muaj dhe mund të përdoret drejt të gjithë numrave brenda vendit.
Programet Consumer të AMC u përshtaten nevojave të profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe të vetëpunësuarve në Shqipëri.
Këta mund të zgjedhin midis programeve Consumer në përputhje me nevojat e tyre për komunikim.
Abonentët Consumer 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë përkatësisht 50 minuta, 100 minuta, 200 minuta dhe 500 minuta kohë bisede drejt rrjeteve kombëtare, që janë të përfshira në konsumin e tyre mujor.
Abonentët Consumer gëzojnë çdo shërbim që ofron AMC, si dhe ulje tarifash dhe bonuse.
Kompania tha se këto programe janë pjesë e politikës me abonentin në qendër, të cilën AMC e ka zbatuar që në fillimet e veprimtarisë së vet.
Më shumë mbi këtë ofertë dhe të tjera të AMC, klikoni në spotin publicitar që gjendet në krye të NOA.
e.l/NOA