Greqi, 11 nëntor NOA - Një emigrante shqiptare 6 muajshe shtatzëne ka gjetur vdekjen teksa bënte dush.
Ngjarja ndodhi në ishullin grek të Zakintos kur një 27-vjeçare shqiptare u gjet në grahmat e fundit nga familjarët e saj në tualetin e banesës.
Sipas policisë greke e cila mbërriti menjëherë në banesën e shqiptares, vdekja e shqiptares shtatzëne erdhi nga korrenti.
Ajo u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Mësohet se banesa ku jetonte çifti shqiptar ishte e vjetër dhe instalimet elektrike ishin jashtë standardeve.
Ndërkohë që për ngjarjen do të hetohet pronari i banesës i cili akuzohet për "vrasje pa dashje".
k.k/NOA