English

Gripi i derrit, Maqedonia shqyrton vendimin për mbylljen e shkollave

 Shkup, 11 Nëntor NOA-Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë po shqyrton vendimin për të mbyllur shkollat për shkak të pandemisë së gripit të derrit që po riqarkullon me shpejtësi në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Alarmi është dhënë pas shtimit të rasteve në ditët e fundit, të konfirmuara nga laboratori i ISHP, sipas të cilit rreth 30 persona janë prekur me gripin e derrit, mes tyre 5 nxënës.

Komisioni i i shëndetësisë i ka bërë apel nxënësve të një shkolle të mesme që u kthyen nga një ekskursion në Budapest, të mos ndjekin mësimin për shtatë ditët e ardhshme.

Deri tani në Maqedoni numërohen gjithsej 107 raste të konfirmuara nga laboratori, ku 85 për qind janë qytetarë të Shkupit.

Numri më i madh i të sëmurëve janë persona të rinj,  nxënës të moshës 16 vjeçe  dhe 17 vjeç.

Në grupmoshën prej 10-24 vjeçe bëjnë pjesë 68,2 për qind e rasteve të konfirmuara.

m.i/NOA

KOMENTE