Korçë, 11 nëntor, NOA - I përvetësuan pronat me dokumenta të falsifikuara dhe ai nuk ka patur rrugë tjetër përveçse denoncimit në polici.
Burimet policore të Korçës konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve se është personi me inicialet F.D, i cili ka paraqitur kallëzimin e tij në lidhje me dy persona të tjerë për  marrjen e pronës në mënyrë të padrejtë me dokumenta false në fshatin Miras të Devollit.
Lidhur me këtë ngjarje, forcat e policisë kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Falsifikimit të Dokumentave" parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal në ngarkim të 73-vjeçarit Sami Zerani dhe 53-vjeçarit Sefi Kaso, lindur dhe banues në Miras të Devollit.
n.e/NOA
Â