English

Ish-kryepolici Rrugor Krenar Ahmeti sërish nën hetim, rrahu një biznesmen

Tiranë, 11 Nëntor NOA - Nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga dënimi me 200 mijë lekë gjobë për veprime arbitrare, ndërsa Prokuroria e Tiranës e ka marrë sërish nën hetim ish-shefin e Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë të ditur sot për agjencinë e lajmeve NOA, se Ahmeti është marrë nën hetim

për të njëjtën akuzë, pas kallëzimit të bërë nga një biznesmenin për kontrollin dhe më pas rrahje të tij.

Burimet kanë shtuar se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në hyrje të Tiranës, kur biznesmeni Bujar Kamberi është kontrolluar ndaluar nga Ahmeti dhe eskorta e tij.

Sipas hetimeve, pasi e kanë nxjerrë jashtë makine me forcë, Ahmeti ka nisur ta kontrollojë, ndërsa mësohet se ndaj Kamberit është ushtruar dhunë.

Burimet kanë shpjeguar se biznesmenit i janë vënë pranga dhe më pas e kanë përplasur kokën në makinë, duke i shkaktuar shenja.

Për të vërtetuar akuzën e tij ndaj Ahmetit, Mësohet se biznesmeni ka bërë një ekspertizë mjeko-ligjore, ku ka rezultuar se i është dëmtuar fytyra, e cila ka shenja.

Vetë Ahmeti është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës ku edhe është vënë në dijeni për nisjen e hetimeve.

Kallëzimi i dorëzuar nga biznesmeni mban numrin 5103. Â

Krenar Ahmeti u shpall fajtor dhe u dënua me 200 mijë lekë gjobë për kryerjen e veprimeve arbitrare ndaj prokurores së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj, Elisabeta dhe Agron Bajri.

Ai u denoncua edhe nga qytetarë të tjerë, të cilët ishin ndaluar padrejtësisht prej tij, si dhe ishin fyer.

Vazhdimisht qytetarë të ndryshëm janë ankuar se Krenar Ahmeti është sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj tyre.

f.sh/NOA

KOMENTE