English

Kalimash, deputetët e PS marshojnë pranë tunelit: Erdhëm për të mësuar të vërtetën

Tiranë, 11 nëntor NOA - Deputetët socialistë marshojnë në Kalimash për të parë nga afër tunelin.

Paraditen e sotme 14 deputetë të Partisë Socialiste kanë mbërritur pranë tunelit të Thirrë-Kalimash për të konstatuar nga afër problemet e tij.

Ilir Beqja, Namik Dokle, Shegush Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga, Gjoke Jaku, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi nuk janë lejuar të futen sot në tunel për arsye sigurie.

Ata kanë qëndruar rreth 100 metra larg tunelit.

Në deklaratën e tyre deputetët socialistë u shprehën se shkuan pranë tunelit për të mësuar të vërtetën mbi mosfunksionimin e tij.

Frika nga shembja ka detyruar sigurinë të mos lejojë deputetët të futen brenda në tunel.

k.k/NOA

KOMENTE