English

Muri i Berlinit dhe antikomunizmi te shqiptarët

Shpresat e shqiptarëve në Ballkan pas rrëzimit të Murrit të Berlinit i takonin një kategorie të veçantë. Ata pas kësaj ngjarje do të shpresojnë, në njërën anë, se do të ketë ndryshime në ideologjinë që ishte bazë mbi të cilën ngrihej shteti dhe me të cilën ushtrohej pushteti (sidomos në Shqipëri) dhe në tjetrën, se do të ndërrojnë kufijtë, vendosja e të cilëve i kishte lënë ata nën pushtim e diskriminimin e pandalshëm në Jugosllavi

Nga Faton Abdullahu

Shpresat, aspiratat dhe pritjet politike, pas rrëzimit të Murrit të Berlinit ishin pak a shumë të ngjashme në gjithë Evropën Lindore, sepse deri diku të ngjashme ishin edhe rrethanat në të cilat kishin qenë këto shtete për shumë decenie.

Shpresa e tyre kryesore ishte se bashkë me Murrin e Berlinit, do të bije edhe komunizmi, që përgjithësitë ishte katalizator i të gjitha të këqijave.

Ata shpresonin në rend të parë të ndërroj pushteti komunist, më parë se të ndryshonin ta zëmë kufijtë e shtetit, apo diçka e ngjashme. Ata shpresonin të ndërroj ideja, përkatësisht ideologjia që udhërrëfente shtetet e tyre, që i diskriminonte ata si njerëz, si qytetarë apo thjeshtë si punëtor.

Madje ata nuk pritnin e nuk shpresonin shumë të ndërroj pushteti, për shkak se ishin të ndëshkuar e të diskriminuar në aspektin nacional. Apo thënë më saktë, ky lloj diskriminimi, nuk ishte ai më i vrazhdi prej të cilit ata vuanin.

Kjo ishte karakteristikë më shumë për shtetet e Evropës Qendrore p.sh si Polonia apo Rumania. Sado që kur jemi këtu duhet sqaruar se edhe në ato shtete pra në shtetet - kombe të Evropës Lindore, përgjithësisht në të cilat ky diskriminim nuk ishte primar ( ata që ishin në pushtet ishin të një përkatësie nacionale dhe tjetër me qytetarët e tjerë të atij shteti) përpjekja për ta krijuar njeriun socialist.

Por, në jo pak vende të tjera situata ishte edhe më e rëndë. Problem në vete ishin shumë minoritetet dhe kombe anekënd Evropës dhe BRSS-së të cilat nën regjimin komunist kishin pësuar diskriminime të vazhdueshme nacionale nga ideologjia komuniste.

Në këtë diskriminim, komunizmit si ideologji kolektiviste i kishte shkuar për dore që të bashkëveproj me nacionalshovenizmin sidomos në BRSS dhe në Jugosllavi. Në të parin, me përpjekjen e vazhdueshme për ta krijuar njeriun e ri socialist që në atë kohë definohej si "homo sovjetikus" dhe në të dytin me njeriun me "kombësi jugosllav" apo me përcaktime e karakteristika të tilla jugosllave që nuk ishin vetëm politike.

Në emër të përpjekjes për të krijuar njeriun e ri "homo sovjetiks" nacionalizmi rus në bashkëveprim me komunizmin, mëtonte dhe në këtë ka arritur shumë që shumë kombe të tjera e minoritete në ish BRSS, ti diskriminonte e ti zhvishte vazhdimisht nga çdo vlerë kombëtare e fetare duke i kualifikuar ato dekadente.

Por kishte edhe vende të tjera (në rastin konkret shtet-komb) ku ky diskriminim nacional kundër minoriteteve kishte qenë aktiv për shumë vite si p.sh ai në Bullgari, kundër minoritetit turk atje.

Ky minoritet është diskriminuar aq vrazhdë dhe aq shumë sa që edhe më pas, pas rrëzimi të Murit të Berlinit dhe zhvillimeve të mëpastajme në këtë shtet, nuk ka qenë në gjendje të konsolidohet e të vetëdijesohet kombëtarisht që t'i kërkoj e të angazhohet për të drejtat e veta nacionale.

Shpresat e shqiptarëve në Ballkan pas rrëzimit të Murrit të Berlinit i takonin një kategorie të veçantë. Ata pas kësaj ngjarje do të shpresojnë, në njërën anë, se do të ketë ndryshime në ideologjinë që ishte bazë mbi të cilën ngrihej shteti dhe me të cilën ushtrohej pushteti (sidomos në Shqipëri) dhe në tjetrën, se do të ndërrojnë kufijtë, vendosja e të cilëve i kishte lënë ata nën pushtim e diskriminimin e pandalshëm në Jugosllavi. Bashkimi i dy Gjermanive asaj Lindore dhe Perëndimore, gjithsesi se ngjalli shpresën te shqiptarët, se edhe ata mund të bashkohen ngjashëm.

Por përderisa e gjithë Evropa Lindore, do të përfitoj shpejt dhe drejtpërsëdrejti nga ndryshimet dhe zhvillimet kapitale që do të bëhen pas rrënimit të Murit, shqiptarët në Jugosllavi do të presin edhe shumë kohë për përfitime konkrete. Edhe pse rrota historike kishte lëvizur për të mirë edhe për ata pas kësaj ngjarje. Janë dy karakteristika që kanë ndikuar për këtë vonesë.

E para është se në Jugosllavi ku jetonin gjysma e shqiptarëve, do të ndodhë lufta tragjike ndërmjet ballkanasve dhe e dyta shumë e rëndësishme, për të cilën shumë pak është folur e nuk flitet shumë as edhe sot e kësaj dite, ishte se shqiptarët për dallim prej shumë kombeve të tjera, nuk e kishin të gatshme idenë antikomuniste, nuk e kishin të përpunuar mendimin politik me karakteristika liberal demokratike.

Kjo nuk ishte karakteristikë as në Shqipëri as edhe në Kosovë. Rrëzimi Murrit të Berlinit e kishte gjetur Kosovën me një karakteristikë unike që nuk haset askund në gjithë Evropën Lindore.

Në pushtet ishin komunistët titist, ndërkaq në një opozitë unike, pra jo si gjetiu, ishin të organizuar ilegalisht forca shqiptare antijugosllave, por që nuk ishin të përgatitur për këto ndryshime, sepse ideologjinë liberal-demokratike ende e kishin për të huaj. Megjithëkëtë ndryshimet do të ndodhin edhe në Kosovë.

(*) Marrë nga "Bota Sot", Kosovë

Â

KOMENTE