Tiranë, 11 nëntor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot me anë të zëdhënëses së saj Erla Mëhilli për lajmin e publikuar në disa media se Berisha ka emëruar si Konsull në Pakistan, Safar Ansar për shkak të interesave të tij.
"Sot në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mashtron shqiptarët me shpifjen e fundit ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit, zotit Sali Berisha sipas së cilës zoti Zafar Ansar është emëruar nga Kryeministri Berisha si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit për shkak të interesave të tij familjare.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike sqaron se sipas dokumenteve autentike që disponon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Zafar Ansar është emëruar në Detyrë si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit më datë 15 dhjetor të vitit 2004, nga Ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Kastriot Islami" deklaroi Mëhilli.
k.k/NOA
Â