"Ishte zëri i shqiptarit të vërtetë Teodor Keko dhe sot pyetja e Dorit vazhdon të jehojë, ndërkohë që demokracia ka mbetur ende te ura e Otomit, siç thoshin korçarët e vjetër. E njëjta forcë e së vjetrës që e kishte ndaluar atëherë demokracinë është përsëri atje, te ura e Otomit"
Nga Edi Rama*
Kryetar i PS
Përpara 18 vjetësh zëri i një ëndërrimtari që nuk është më pyeste: "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratë? Apo nuk ka ardhur ende demokracia për ne demokratët?
Ishte zëri i shqiptarit të vërtetë Teodor Keko dhe sot pyetja e Dorit vazhdon të jehojë, ndërkohë që demokracia ka mbetur ende te ura e Otomit, siç thoshin korçarët e vjetër.
E njëjta forcë e së vjetrës që e kishte ndaluar atëherë demokracinë është përsëri atje, te ura e Otomit.
I njëjti njeri që asokohe ju mori peng shqiptarëve shpresat dhe ëndrrat, duke e zvarritur Shqipërinë drejt humnerës, mban sot peng kutitë e votimit, madje pasi ka kyçur në ato kuti gjithçka që ka vjedhur në 28 qershor.Â
Sali Berisha kërkon të fusë duart duke fshehur gjurmët, që nesër kur t'i vijë laku në fyt, të thotë hapni kutitë dhe mashtrimin e madh ta mbulojë me një edhe më të madh.Â
Po ne i themi edhe këtej nga Korça; në e paç bërë mëkatin e radhës për të fshehur gjurmët e vjedhjes së madhe të 28 qershorit, ne nuk do kërkojmë më transparencën e zgjedhjeve të shkuara, por rrëzimin tënd përpara zgjedhjeve që vijnë.Â
Ne i përsërisim edhe sot nga ky stacion tjetër i protestës sonë, hapi rrugën pa humbur kohë transparencës, hetimit të zgjedhjeve të shkuara, korrigjimit të gjithçkaje që ndodhi dje, që nesër gjithkush të jetë i lirë dhe i garantuar në votën e tij, sepse vetëm kështu vendi mund të çlirohet nga barra e rëndë, përditë e më e rëndë, e një parlamenti pa legjitimitet dhe i një qeverie pa mandat legjitim.
Vetëm kështu kriza e frikshme që ka kapur shtetin e së drejtës dhe që po e tkurr përditë ekonominë shqiptare, duke hyrë në palcë çdo familjeje shqiptare që jeton me punë të ndershme dhe që një punë nuk e gjen dot më;
Vetëm kështu qeveria mund të rigjejë kuptimin e humbur dhe opozita mund të rikthehet ne parlament për të ringritur besimin tek shteti që rrënohet përditë në sytë e njerëzve, për shkak të një pushteti familjar të qorruar nga ethet e përfitimit të paligjshëm;
Vetëm kështu mund të largohet përgjithmonë nga rruga jonë, kërcënimi i përsëritur i një historie të vjetër, diktatoriale, që e kthen pushtetin në Shqipëri, në një mjet shkatërrues sundimi e përfitimi.
Demokracia është asgjë më shumë se forca e të vërtetave që konkurrojnë lirisht për një pushtet të përkohshëm, që është pa pushim nën trysninë e konkurrencës së lirë.
Ndërsa grabitja e gjithçkaje, duke filluar nga grabitja e votës, i shkatërrimit të vlerës së lirisë dhe i poshtërimit të parimeve të demokracisë, që Sali Berisha po i instalon, dita ditës, nuk ka të bëjë asgjëkund me demokracinë e me qytetarët, por vetëm me kusarinë dhe familjarët.
Dje Europa festoi 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Në 20 nëntor ne do të protestojmë për të shembur murin që prej dy dekadash i pengon shqiptarët të votojnë lirisht, të numërojnë ndershmërisht votën e tyre dhe të mirëqeverisen, në lirinë e pacenueshme të konkurrencës së tyre.Â
Në 20 nëntor në Tiranë të gjithë bashkë për të shembur murin e politikës së vjetër 20 vjeçare të premtimeve të pambajtura dhe të zullumeve të papërmbajtura. Në 20 nëntor, në sheshin Skënderbej në Tiranë, për të shembur murin që na pengon të shohim lirisht votën tonë duke hapur kutitë e votimit, për të hapur bashkë me to rrugën e zhvillimit të vendit, rrugën e daljes nga kriza ekonomike dhe varfëria e patolerueshme, rrugën e fitores së betejës me papunësinë e madhe dhe me korrupsionin.Â
Në 20 nëntor në sheshin Skënderbej në Tiranë për të shembur murin e pushtetit të familjes së Sali Berishës, së bashku me të gjithë ata që duan punë, dinjitet dhe shpresë, me të gjithë ata që u flakën në rrugë nga ky pushtet pushtuesish, apo që mbetën rrugëve për shkak të murit që pushteti i politikës së vjetër ka ngritur për këdo që nuk është familjari apo shërbëtori i tij.
Në 20 nëntor në sheshin Skëndërbej në Tiranë për të shembur murin e pushtetit të familjes, bashkë me të gjithë të goditurit tek prona, që zhvishet përditë nga e drejta e tyre për interesat e Sali Berishës, të familjes së tij dhe klientëve të familjes së tij.Â
Të gjithë në 20 nëntor në sheshin Skënderbej për lirinë e munguar, për dinjitetin e cenuar, për jetën e shtrenjtuar.Â
Hapja e kutive të 28 qershorit dhe mbyllja e historisë 20 vjeçare të zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara është më shumë sesa beteja politike e një pale, është shumë më shumë, sesa interesi për pushtet i një partie sado të madhe si Partia Socialiste, apo i një koalicioni partish sado të madh, si koalicioni ynë i majtë.
Është shumë më shumë, madje sesa vetë e majta dhe djathta. Është një e drejtë që shkon përtej të majtës dhe të djathtës, ashtu siç është vetë Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës, ashtu siç janë vetë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut pavarësisht bindjeve të tij, pavarësisht ngjyrës së tij, pavarësisht krahinës.
Ashtu siç është vetë shteti demokratik, përtej të majtë dhe të djathtës, sepse vetëm në diktatura ka shtet që shkon në një ekstrem apo në një ekstrem tjetër.Â
Në 20 nëntor në sheshin Skënderbej në Tiranë protestojmë me forcë, sepse shteti i shqiptarëve ka dalë nga binarët e Kushtetutës dhe të ligjit dhe është vënë në shërbim të familjes në pushtet duke shpërfillur dhe shkelur liri dhe te drejta kushtetuese kudo ku pushteti i familjes ka interesa ekonomike, abuzive korruptive.Â
Protestojmë me forcë sepse pushteti i dalë nga padrejtësia mbi zgjedhjet e 28 qershorit e ka kthyer përmbys shtetin e së drejtës duke e bërë në një fuqi të padrejtë që nuk i shërben ligjit dhe as qytetarëve shqiptarë, por Sali Berishës dhe familjarëve të tij.Â
Protestojmë me forcë sepse Sali Berisha i grabiti zgjedhjet për të vazhduar të grabisë Shqipërinë dhe shqiptarët.Â
Protestojmë me forcë sepse pronat publike dhe private te shqiptarëve nuk janë më të sigurta, ato janë nënë kërcënimin e oreksit të vazhdueshëm të familjes që qeveris Shqipërinë.Â
Protestojmë me forcë sepse hapja e kutive është vetë çlirimi nga Sali Berisha.Â
Protestojmë më forcë sepse Shqipërinë europiane nuk mund ta bëjnë grabitësit e zgjedhjeve, nuk mund të bëjnë grabitësit e pronave, nuk mund ta bëjnë grabitësit e arkës së shtetit.Â
E dëgjuat që të gjithë reagimin e turpshëm të pushtetit të familjes që qeveris Shqipërinë ndaj kërkesës së përsëritur të PS për të bërë transparencë për shembjen e tunelit të rrugës së kombit.
Të asaj rruge, që është rruga që lidh bashkë shqiptarët e Shqipërisë me të Kosovës. Të asaj rruge që është një vepër e madhe publike.
Të asaj rruge që Sali Berisha nuk e ka ndërtuar nga xhepi i tij, por nga xhepi i çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje.
Ministri i Transporteve të familjes dhe ministri i Punëve të Brendshme të familjes duhet të shkojnë të japin përgjigje përpara prokurorisë, për të bërë transparencën për të gjitha ato miliona, dhjetëra miliona, mbi qindra milion euro, që në vend që të shkonin për të ndërtuar një tunel që të jetonte aty për të gjithë jetën, shkuan për të ndërtuar një tunel që u shemb pas inaugurimit.
(*) Fjala e mbajtur më 10 nëntor 2009 gjatë protestës në Korçë