English

Reshjet, del nga shtrati lumi i Vjosës duke përmbytur shtëpi dhe toka në Novoselë

Fier, 11 nëntor, NOA - Reshjet e mëdha të shiut, të rëna gjatë fundjavës si edhe dy ditëve të para të kësaj jave, kanë shkaktuar fryrjen dhe daljen nga shtrati të lumit të Vjosës.

Sipas të dhënave nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA në Fier, situata është bërë alarmante pasi lumi ka arritur lartësinë deri në 5.6 metra.

Emergjencat janë vënë në lëvizje ndërsa lumi ka shpërthyer nga shtrati i tij i zakonshëm dhe ka shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe tokave bujqësore në komunën e Novoselës.

Sipas informacioneve të fundit, mëse 400 hektarë tokë bujqësore ndodhet aktualisht nën ujë, ndërsa 6 shtëpi janë përmbytur plotësisht.

Ndërsa në komunën e Cakranit, mësohet se janë shkaktuar përmbytje në tokat djerrë.

Drejtoria e Emergjencave Civile gjithsesi ka deklaruar se situata gjendet nën kontroll të plotë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë evakuuar personat në rrezik.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE