English

Reshjet, zona të tëra në Lezhë rezultojnë nën ujë. Ka edhe rrugë të pakalueshme

Lezhë, 11 nëntor, NOA - Zona të tëra rezultojnë të përmbytura në zonën e Lezhës, duke përfshirë mjaft fshatra dhe hektarë tokash bujqësore, por edhe segmente rrugore të pakalueshme.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria rajonale e emergjencave, sipas të cilës rruga rurale Shëngjin-Kune është me ujë dhe e pakalueshme për automjetet, pasi është nën nivelin e detit.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se si rezultat i përmbytjes në qytetin e Shëngjinit, uji është futur në rreth 5 banesa në nivelin prej 30 centimetrash ku ka shkaktuar dëme në pajisje elektro-shtëpiake.

Ndërkaq, në fshatin Barbullojë e Re janë rreth 87 banesa të rrethuara nga uji, ku nga 4 banesa familjet janë evakuar, ndërsa rreth 123 hektarë tokë rezultojnë të jenë nën ujë.

Gjithsesi, shtabi i emergjencës bën me dijeni se gjendja në shkallë qarku është në përmirësim dhe janë marrë masa për mbajtjen nën kontroll të situatës, të rrugëve nacionale dhe rurale me shërbimet e rendit, qarkullimit rrugor etj.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE