English

Shembja e tunelit të Kalimashit, disa deputetë socialistë shkojnë për inspektim në terren

Thirrë, 11 nëntor, NOA Update - Shembja e tunelit të Thirrë-Kalimashit duket se e ka shqetësuar shumë selinë rozë, aq sa ka menduar të dërgojë një përfaqësi deputetësh në vendin ku ajo është kryer.

Lajmi bëhet me dije nga burime pranë Partisë Socialiste, të cilët konfirmojnë për Agjencinë e Lajmeve NOA se disa deputetë të kësaj partie, kanë mbërritur në tunelin e Kalimashit.

Bëhet fjalë për deputetët Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegushe Ligori, të cilën gjenden në Thirrë për të parë nga afër situatën pas shembjes së tunelit të Kalimashit.

Ata në fakt, gjenden 100 metra larg tunelit të Kalimashit dhe nuk lejohet të hyjnë më tepër brenda dhe kjo sipas autoriteteve është bërë vetëm për shkaqe sigurie mbi jetën e tyre.

Ata shoqërohen edhe nga deputetë të tjerë socialistë si Gjovalin Kadeli, Sadri Abazi, Erjon Braçe, Besnik Bare etj.

Vetë kryesocialisti Edi Rama, para pak ditësh, kërkoi nga organi i prokurorisë rihapjen e hetimeve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës duke u nisur nga shembja në tunelin e Kalimashit.

Ndërsa Ministria e Transporteve nga ana e saj, ka reaguar duke pohuar se kemi të bëjmë me shkaqe thjesht gjeologjike dhe natyrale, të cilat kanë shkaktuar shembjen e radhës në tunelin e Kalimashit.

n.e/NOA

KOMENTE