Deçan, 11 Nëntor NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherazi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është sulmuar sot pasdite vonë në Deçan, gjatë një axhende elektorale.
Lajmi konfirmohet nga burime policore në vendngjarje të cilave i referohet korrespondenti i agjencisë NOA, kurse zyrtarisht, policia ende nuk pranon të shprehet.
Nga të dhënat e para mësohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në momentet kur një grup njerëzish, ende të paidentifikuar, sulmuan makinën e kryeministrit Thaçi dhe eskortën e tij, duke qëlluar dendur me gurë.
Gjithçka ndodhi në momentet kur sapo kishte përfunduar tubimi përmbyllës parazgjedhor në Bashkinë e Deçanit, kur Thaçi sapo kishte dalë nga Shtëpia e Kulturës e qytetit.
a.b/f.sh/NOA Vijon...