English

Virusi AH1N1, Kosova e frikësuar për shtimin e rasteve

Prishtinë, 11 Nëntor NOA-Rriten rastet e personave të prekur me AH1N1 në Kosovë.

Vetëm orëve të mbrëmjes së shkuar janë identifikuar 4 raste të reja.

Sipas specialistëve epidemiologë të dyshuarit me shenjat klinike të gripit të derrit vijnë nga Vushtrria dhe mostrat e tyre janë dërguar për verifikim në Institut, kurse rezultatet priten gjatë ditës së sotme.

Nëse vërtetohen se janë me grip derrash, numri zyrtar i rasteve në Kosovë, do të shkojë në 23 persona. Frika e institucioneve shëndetësore është qarkullimi i virusit së bashku me gripin sezonal çka do të rëndohet shëndetin e pacientit nëse ai do të prekej nga të dy viruset.

Institucionet i kanë bërë apel popullatës të paraqitet menjëherë tek mjeku në rast se shfaqin simptomat e virusit ndërkohë që vaksinat e para kundër AH1N1 pritet të mbërrijnë në fillim të muajit dhjetor.

m.i/NOA

KOMENTE