English

Berisha në Kuvend:Shqipëria shumë pranë liberalizimit të vizave

 Tiranë, 12 Nëntor NOA-Kryeministri Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve se shumë shpejt edhe Shqipëria sikurse tre vendet fqinje të rajonit do të marrë viston për t'u integruar në BE.

Në fjalën e tij mbajtur në seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha deklaroi se gjashtë muajt e pjesës së dytë të këtij viti, kanë qenë shumë të mbara për shqiptarët.

"Sot parlamenti miratoi një rezolutë sipas së cilës, pas plotësimit të kushteve nga Shqipëria, heqja e vizave do të bëhet me urgjencë", u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se 27 ambasadorët e BE vendosën që kërkesa e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE të kalojë ditët e ardhshme.

Sipas Berishës, kjo do të thotë që shqiptarët shumë shpejt do të mund të lëvizin të lirë, do të kenë shanse më të mëdha për punësim e arsimim e sidomos do të mundësohet bashkimi familjar.

Berisha vijoi më tej duke thënë se asnjë komb më shumë se ai shqiptar se ka përjetuar dramën e madhe të ndarjes së familjeve si pasojë e varfërisë në diktaturë.

Në lidhje me plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli, Berisha garantoi se do të punohet fort për reformat e nisura edhe pse sipas tij ky proces është shumë i vështirë.

"Ne do të adaptojmë standardet e BE, ato standarde janë faktuar si më të mirat për qytetarët e vendeve të zhvilluara, ndaj dhe ne do t'i bëjmë tonat", tha kryeministri.

m.i/NOA

KOMENTE