English

Epidemi gripi në Kroaci, shënohet viktima e katër nga AH1N1

Zagreb, 12 Nëntor NOA-Kroacia ka regjistruar sot viktimën e katërt si pasojë e gripit të derrave.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, deri tani në këtë vend kanë vdekur një 61 vjeçar, një vajzë 3 vjeçare që vuante nga leuçemia dhe një 62 Â vjeçar i sëmurë nga diabeti.

Aktualisht numri i personave të prekur nga gripi AH1N1 ka shkuar në 2523 raste, ndërsa institucionet shëndetësore kanë siguruar 100 mijë doza antivirale.

Përparësi në fushatën e vaksinimit do të kenë të sëmurët kronikë, lehonat dhe punëtorët e shëndetësisë.

m.i/NOA

KOMENTE