English

Gramsh, pranga djalit, dyshohet se vrau babanë

Gramsh, 12 nëntor NOA - Dyshohet se vrau babin e tij pas një konflikti, ndalohet Maksim Hasa.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lenije të Gramshit kur 76-vjeçari Seit Hasa u gjet u vdekur në tokën e tij pak metra larg banesës.

Fillimisht familjarët menduan se i moshuari ka vdekur nga shkaqe natyrore por mbërritja e policisë zbuloi se ai ishte vrarë.

Dyshimet e policisë u bazuan nga shenjat e dukshme të dhunës që u konstatuan në trupin e viktimës.

Pas hetimeve të para policia ndaloi djalin e viktimës, Maksim Hasa si të dyshuarin kryesor të vrasjes.

Burime nga policia e Elbasanit thanë se ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj vrasjeje ndërsa dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur një konflikt.

k.k/NOA

Â

KOMENTE