Shkup, 12 Nëntor NOA-Maqedonia ka përjetuar sot gëzimin dhe kënaqësinë më të madhe për heqjen e regjimit të vizave me BE dhe hapjen e rrugëve për qytetarët e saj.
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski e ka cilësuar rezolutën e sotme të BE për Maqedoninë si një kurajo dhe impuls pozitiv për vendin e tij, në reformat e nisura për t'ju përafruar vendeve të zhvilluara të familjes evropiane.
Duke vlerësuar votën e përfaqësuesve të vendeve të BE në Parlamentin Evropian, Gruevski deklaroi se miratimi i rezolutës ishte shprehje e vullnetit të këtyre vendeve dhe solidaritetit të gjithë qytetarëve evropianë.
m.i./NOA