English

Kapet me një automatik dhe krehër fishekësh në shtëpi, vihet në pranga

Shkodër, 12 nëntor, NOA - Një automatik dhe një krehër me fishekë, ka qenë arsenali "vetjak" ushtarak i sekuestruar ndaj një personi prej forcave të policisë së Shkodrës.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai është arrestuar menjëherë, ndërsa arma dhe fishekët i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari mësohet se është 48-vjeçari Luigj Rroku, lindur dhe banues në fshatin Mazrek të Shkodrës.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale, ndërsa materialet në ngarkim të tij, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", si dhe "Prishjes së qetësisë publike".

n.e/NOA

KOMENTE