Berlin, 12 nëntor, NOA - Kombëtarja gjermane e futbollit gjendet në zi dhe në një moment reflektimi e nderimi pas aktit të vetëvrasjes së portierit të saj, Robert Enke, e cila ndodhi dy ditë më parë.
Për këtë arsye, mësohet se Federata Gjermane e Futbollit ka anulluar edhe ndeshjen miqësore me Kilin, e cila ishte parashikuar të mbahej pasnesër në Këln.
Lidhur me një fakt të tillë, kryetari i kësaj federate, Theo Zëanziger ka deklaruar se  "lojtarëve dhe mjedisit sportiv gjerman në tërësi, u duhet kohë për ta përballuar këtë ngjarje, sepse nuk mund të jenë sipërfaqësorë në raste të tilla".
Mësohet ndërkaq nga policia se portieri i ndjerë, Robert Enke, ka lënë edhe një letër lamtumire para se të vdiste e nisur nga kjo, policia tani nuk ka më dyshime që lojtari i ekipit "Hanover '96" ka kryer vetëvrasje në shinat e trenit.
Vetë mjeku i tij ka bërë me dijeni se portieri i Kombëtares dhe kapiteni i Hanoverit ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni, por ai ka refuzuar shtrimin në spital për mjekim.
n.e/NOA
Â
Â
Â