English

Konsumi i pijeve alkoolike dyshohet si shkak për vdekjen e një 47-vjeçari

Tiranë, 12 Nëntor NOA - Një burrë është gjetur i vdekur pranë Postës në Vorë dhe policia pasi kreu hetimet e para dyshon për ngjarje të ardhur nga konsumi i pijeve alkoolike.

Viktima është Kujtim Osmani, një 47 vjeçar banues në Vorë, i cili u gjet në orën 04.00 të mëngjesit në banesën e tij në katin e katërt, tek pallati i postës.

Policia tha se pasi u njoftuan për të vdekurin, kryen veprimet proçeduriale. Kurse nga informacioni i mjekut ligjor, rezultoi se vdekja e Osmanit është natyrale, pasi njihej si përdorues i pijeve alkoolike.

Kohët e fundit ka një shtim shqetësues të personave që gjenden të vdekur në banesa, rrugë apo pranë lokalesh, të cilët përballen me konsum masiv të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike, duke çuar në humbjen e jetëve të tyre.

e.r/NOA

KOMENTE