Bruksel, 12 nëntor, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, sot merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe në Samitin e kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ), që zhvillohet në Bukuresht, në kuadër të presidencës rumune të kësaj Nisme.
Këto takime, të cilat këtë vit përkojnë edhe me 20-vjetorin e krijimit të Nismës së Evropës Qendrore, japin mundësinë e vlerësimit në nivelet më të larta, të aktivitetit dhe arritjeve të Nismës në këto dy dekada dhe njëkohësisht, të evidentimit të prioriteteve, të rrugëve e mënyrave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në kuadrin e këtyre punimeve pritet që zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Meta të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij të vendeve anëtare nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.
n.e/NOA
Â
Â