English

Obama, tur 9 ditor në Azi. Gati strategjia për 40 mijë trupa shtesë në Afganistan

Uashington, 12 nëntor, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka ndërmarrë një tur 9 ditor në Azi, duke patur gati edhe strategjinë e re për dërgimin e rreth 40 mijë trupave shtesë në Afganistan, rajon ky i përkeqësuar së fundmi nga konfliktet.

Bëhet me dijeni se para nisjes së tij për në kontinentin aziatik, lideri i SHBA-ve është takuar me kryekomandantët e ushtrisë për ta diskutuar strategjinë e re për Afganistanin dhe tashmë është afër vendimit për të dërguar trupat shtesë për të luftuar talebanët në këtë vend.

Ndërkaq, mësohet se ambasadori amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, i ka shprehur Obamës shqetësimin e tij mbi dislokimin e mijëra trupave shtesë në vendin e shkatërruar nga lufta, përmes dy mesazheve, në të cilat ka theksuar rezervat e tij për dërgimin e trupave të reja.

n.e/NOA

KOMENTE