English

Paralajmërim sugjerues përdoruesve të internetit, nga Agjencia NOA

Tiranë, 12 Nëntor NOA - Agjencia NOA, nisur nga të dhënat e ofruara nga specialistë të internetit, pas verifikimit të disa sinjaleve të mbërritura, për mundësi sulmi me virus përmes internetit, të adresave elektronike, vendosi t'ju drejtohet me një thirrje sugjeruese:

Ditët në vijim ju duhet të keni kujdes që të mos hapni email me emërtimin "Invitation" pa marrë parasysh kush ua dërgon, sepse ky është virus i cili e "hap" pishtarin olimpik i cili djeg hard diskun në kompjuterin tuaj.

Këtë virus ju mbërri një email ku shënohet termi "invitation" mos e hapni por e fshini menjëherë.Â

Specialistët e internetit, të cituar nga rrjeti televiziv amerikan CNN, thonë se ky është virusi më i keq, i klasifikuar nga Microsoft si virusi më shkatërrues i cili kurdoherë ka ekzistuar. Ky virus është gjetur pasditen e së Mërkurës nga McAfee, prandaj për këtë virus nuk ka akoma mbrojtje. Ky virus e shkatërron sektorin Zero, ku ruhen të dhënat vitale. Pas kësaj hard disku juaj dhe informatat ne te janë te papërdorshme. Informatën mund ta verifikoni edhe në internet!

Ndërkohë sot përmes një komunikate, një thirrje të ngjashme ka bërë edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

e.l/NOA

KOMENTE