English

PDK në protestë: Prokuroria të hetojë manipulimin e zgjedhjeve

Tiranë, 12 nëntor NOA - Partia Demokristiane dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme, ku kanë kërkuar hetimin ndaj manipulimit të zgjedhjeve dhe vjedhjen e votës që u është bërë këtyre dy subjekteve politike.

"Partia Demokristiane ka dorëzuar n Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Qarkut Shkodër dosjen me provat e vjedhjes së votave të demokristianëve në këtë qark.

Ekspertet e kësaj Partie, duke ekzaminuar filmimet e procesit të numërimit të votave konstatuan vjedhjen e votës së demokristianëve në shumë qendra votimi, duke i grabitur kësaj Partie mandatin e deputetit ne Shkodër" tha Ndoka.

Ndoka kërkoi që Prokuroria të mos e zvarrisë procesin, por të fillojë menjëherë hetimet për të bardhur të vërtetën e zgjedhjeve, si një e drejtë legjitime e qytetarëve dhe e subjekteve politike që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje.

Ai tha se KQZ dhe Kolegji zgjedhor, shkelën ligjet duke u bërë palë me manipuluesit e rezultatit zgjedhor të 28 Qershorit, ndaj presim që prokuroria, si institucion i pavarur, të kryejë funksionin e saj kushtetues.

k.k/NOA

Â

KOMENTE