Bruksel, 12 nëntor NOA - Duke filluar nga 19 dhjetori do të hyjë në zbatim vendimi i heqjes së vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë i cili u miratua sot nga Parlamenti Evropian.
Ndërsa për miratimin e rezolutës së heqjes së vizave është në pritje Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovinën për të cilat do të ketë një përshpejtim të procedurave.
Rezoluta e cila u paraqit nga raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u votua nga shumica e deputetëve. Sipas raportueses Fajon, heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë, më 1 janar të 2010-tës është dhuratë për Krishtlindje për qytetarët e Ballkanit. Pas votës së Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për tre shtete në Ballkanin Perëndimor, pritet që të vendosë përfundimisht Këshilli i ministrave të BE që do të mblidhet me 30 nëntor dhe 1 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë që në rezolutën e Fajon, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina do të përfitojnë liberalizimin e vizave fill pas plotësimit të kushteve.
k.k/NOA