Tiranë 12 Nëntor NOA - Disa dhjetëra minatorë dhe familjarë të tyre u mblodhën sot para Kryeministrisë duke kërkuar që qeveria të realizojë praktikisht. respektimin e statusit të minatorit.
Në precipitim e sipër të situatës, disa nga minatorët janë përpjekur të hyjnë me forcë, siç duket dhe në foto, në mjediset e Kryeministrisë, siç pohuan, për të takuar atje fizikisht, Kryeministrin e vendit.
Reagimi qeveritar ishte i shpejtë sepse pak orë më vonë kur situata u qetësua disi, Berisha ngarkoi Ministrin e Shtetit z. Genc Pollo dhe ky i fundit, realizoi një takim me përfaqësuesit e minatorëve.
Burime zyrtare nga kabineti qeveritar thanë se pas bisedës me z. Pollo, kjo përfaqësi do të paraqesë kërkesat e tyre të cilat Ministri i Shtetit do t'i diskutojë me kolegët e tij në Qeveri për gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme.
e.l/NOA