Tiranë, 12 nëntor, NOA - Rritja e parashikuar e çmimit të energjisë nga çekët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka për të patur një efekt negativ social dhe ekonomik në të gjitha shtresat e qytetarëve, por edhe bizneset.
Një fakt i tillë është deklaruar gjatë një tryeze të organizuar nga Partia Socialiste me përfaqësues të sektorit të ndërtimit në kryeqytet.
"Suksesi i kësaj qeverie ka qenë vetëm në mbledhjen e parave nga privatizimi në kuadrin e fushatës elektorale, pa menduar për efektet që krijojnë masa të tilla si rritja e çmimit të energjisë elektrike", tha në lidhje me një fakt të tillë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pranishëm në këtë tryezë.
Ndërkaq, i bëri me dijeni se në javët dhe muajt në vazhdim, Partia Socialiste do të vijojë me debatin për rritjen e energjisë elektrike.
Fjalën e kanë marrë edhe ish-zv/ministri i Energjetikës, Arben Ahmetaj si edhe ish-ministrja e Ekonomisë, Ermelinda Meksi, të cilët gjithashtu, denoncuan aktin e rritjes së pritshme të çmimit të energjisë elektrike.
n.e/NOA