English

Shfaqjet, mbërrin në teatrin e Metropolit, komedia italiane "E zonja e Bujtinës"

Tiranë, 12 nëntor, NOA - "E zonja e Bujtinës" është komedia më moderne e reformatorit të teatrit Italian Carlo Goldoni, e cila do të nisë të shfaqet për publikun në teatrin e Metropolit që nga dita e sotme përgjatë fundjavës.

Përballja e dy gjinive, e mashkullit dhe e femrës, e lashtë sa vetë jeta është boshti qendror i konfliktit të kësaj vepre.

Goldoni, si një mjeshtër i madhe i karaktereve, ka pikturuar Evën dhe Adamin me një kolorit shumë modern. Në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore, ai ngre lart figurën e Mirandolinës, protagonistes kryesore të veprës, (interpretuar nga aktorja Eni Jani), si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale.

Nuk ka sesi në botën shqiptare, fatkeqësisht me një kulturë tejet maskiliste, kjo vepër të mos jetë një apel për emancipim. Ndoshta ditën që, si atëherë kur lindi jeta, dy sekset do të kenë një raport të barabartë, ndoshta do të zbuten konfliktet, do të rriten më mirë brezat e mundet që të gjithë do të jemi më të lumtur.

Me regji të Hervin Çulit, në këtë komenti interpretojnë aktorët Eni Jani, Fatos Sela, Genc Fuga, Arben Spahia, Adelina Muça, Ermonela Alikaj Plasari, Genti Deçka dhe Fatbardha Alickaj.

n.e/NOA

Â

KOMENTE