Tiranë, 12 nëntor NOA - Plagos me armë një të mitur, arrestohet nga policia 25-vjecari Emiljano Dollapi.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën "Don Bosko" në Tiranë kur Emiljano Dollapi dyshohet se ka plagosur me armë 14-vjeçarin E.J.
Ky i fundit u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku pas ndihmës mjekësore e kaloi rrezikun për jetën.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur pas një grindje banale mes të miturit dhe 25-vjeçarit.
Dollapi akuzohet për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".
k.k/NOA