Tiranë, 13 nëntor, NOA - Një koncert instrumental Trio ka çelur stinën koncertore të vjeshtës 2009-2010.
Bëhet me dijeni se gjatë këtij koncerti kanë luajtur bashkë pedagogë të Fakultetit të Muzikës si pianistja Kristina Petrollari Laço, violinçelistja Dorina Laro dhe ish-studenti nga Kosova, Blerim Emerllahu.
Por në këtë mbrëmje u luajtën edhe veprat më të spikatura për formacionin trio piano -violinçel- klarinetë.
Repertori i veçantë i ndërthurur midis stilit klasik të Bethoven, dhe veprave romantike të Bruk dhe Glinka shënuan koncertin e dytë të kësaj trioje pas atij të mbajtur për publikun e Prishtinës dhe që do të ndiqet nga një tjetër për publikun e Shkupit.
n.e/NOA