Bruksel, 13 Nëntor NOA-Recesioni më i thellë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore sot zyrtarisht ka marrë fund, pasi Bashkimi Evropian iu kthye rritjes ekonomike pas 15 muaj të rënies së treguesve ekonomikë.
Të dhënat zyrtare për tremujorin e tretë të këtij viti, që u shpallën sot tregojnë se 16 vendet anëtare të BE-së, të cilat e përdorin euron kanë shënuar rritje ekonomike prej 0.4 %, ndërsa në mbarë unionin 27 anëtarësh, shifra shkon në 0.2 %.
m.i/NOA