English

Drejtuesi i makinës përplas fëmijën në një degëzim rruge, pa rrezik për jetën

Tiranë, 13 nëntor, NOA - Drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar, në degëzimin e një rruge nacionale pranë qytetit të Pogradecit.

Sipas burimeve të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën nacionale Pogradec-Petrushë, në degëzimin e fshatit Rëmenj.

Drejtuesi mësohet të ketë qenë Bejami Çela, 44-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Stropskë të Pogradecit, ndërsa i dëmtuari ka qenë fëmija me inicialet E.A, i cili ishte duke kaluar rrugën nga fshati Starovë për në fshatin Rëmenj.

Bëhet me dijeni se ndaj Çelës u kryen veprimet proceduriale, në gjendje të lirë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa i dëmtuari është çuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE