English

Ekstradohet nga Holanda një 41-vjeçar, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë

Tiranë, 13 nëntor NOA - Ekstradohet nga Holanda një 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Shqiptare për "shfrytëzim prostitucioni".

Adrian Luan Mertiraj nga Tirana është ekstraduar sot nga Holanda pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 5 dhjetor të vitit 2007, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".

Adrian Mertiraj në pranverën e vitit 2004, është njohur me shtetasen E. H., e cila kishte ardhur në Tiranë dhe jetonte në "Qytetin Studenti".

Mertiraj i ka premtuar vajzës se do ta merrte me vete në Gjermani.

Shtetasja E.H. e ka pranuar propozimin dhe pasi ka ardhur garancia nga Gjermania, nga shtetasja gjermane Krista R., e cila ishte bashkëshortja e Adrian Mertirajt në Gjermani, ajo ka marrë vizën dhe ka ikur atje.

Atje ajo është pritur nga 41-vjeçari dhe është sistemuar në një hotel.

Me kalimin e kohës ai i ka kërkuar asaj të prostituojë, dhe kundërshtimi i të dëmtuarës e ka acaruar atë, duke ushtruar dhunë mbi E.H.

Që nga ajo kohë e në vazhdim e dëmtuara është detyruar me forcë të ushtrojë prostitucion nën ndikimin e dhunës ç'njerëzore të të pandehurit.

Në Gusht 2007, e dëmtuara është shtruar në urgjencën e spitalit të Essen Gjermani, pasi ishte rrahur egërsisht nga tutori.

E ndihmuar nga një shtetas kosovar ajo është larguar më pas drejt Shqipërisë, ku ka depozituar dhe kallëzimin përkatës. më 13 gusht të vitit 2008 i akuzuari u arrestua në Holandë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë gjë e cila u realizua ditën e sotme.

k.k/NOA

Â

KOMENTE