Tiranë, 13 nëntor NOA - Filiali i një banke në qendër të Fierit ka rënë pre sot e një grabitësi të armatosur.
Personi ende i panjohur për policinë, ka qenë i armatosur dhe i maskuar në momentin që ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës ku nën kërcënimin e armës ka kërcënuar punonjësit me qëllim grabitjen e parave.
Sipas policisë arkëtarja nuk ka bërë rezistencë por është bindur duke i dorëzuar autorit një shumë të konsiderueshme parash.
Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas forca të shumta policie për të bërë këqyrjen e provave ndërsa morën në pyetje arkëtaren.
Policia bëri të ditur se ende nuk dihet identiteti i autorit, por sipas deklarimeve të dëshmitarëve ai ishte rreth 30-vjeç.
Autori mendohet se është ndihmuar nga të tjerë persona të cilët e kanë pritur atë jashtë me qëllim që t'i lehtësonin largimin duke anashkaluar prangat.
k.k/NOA