English

Grabitësi me thikë terrorizon kryeqytetit, kryen disa vjedhje e plagosje brenda ditës

Tiranë, 13 nëntor NOA - Një 45-vjeçar ka terrorizuar dje kryeqytetin duke kryer vjedhje me dhunë njëra pas tjetrës.

Artur Mancaku quhet i dyshuari i cili mbante një thikë me vete dhe më të godiste "shënjestrat" e tij e më pas grabiste.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se grabitja e parë u regjistrua rreth mesditës së djeshme tek shinat e trenit te Nish Tulla nr.3, në Tiranë kur Mancaku dyshohet se i ka zënë rrugën 31-vjeçarit Flamur Mera dhe pasi e ka goditur me thikë në kokë i ka marrë portofolin në të cilin ndodheshin 18 000 lekë.

I dëmtuari denoncoi rastin dhe pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte dhe të shpallte në kërkim autorin e dyshuar të cilin e akuzoi për veprat penale të "vjedhjes me dhunë" dhe "plagosjes së lehtë me dashje".

Ndërkohë që pa kaluar disa orë, policia e Tiranës njoftohet për një tjetër vjedhje me dhunë në Kodër Kamëz.

Autori i dyshuar ishte sërish Artur Mancaku, i cili ishte futur në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit F. Kaca, ku ka kanosur e vjedhur me dhunë xhiron ditore një shumë lekësh kamerieres, K. Lila, dhe më pas ka thyer xhamat e derës së tavolinave të lokalit dhe të ambienteve të tjera në lokal.

Policia pak orë më pas mundi të arrestonte autorin e dyshuar ndaj të cilit formuloi akuzat e "vjedhjes me dhunë", "kanosjes" dhe "shkatërrimit të pronës".

k.k/NOA

KOMENTE