Nju Jork, 13 Nëntor NOA-"Truri" i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Halid Sheik Mohamad, do të gjykohet në Nju Jork, qyteti që përjetoi tragjedinë dhe pasojat e këtij akti.
Prokurori publik në Shtetet e Bashkuara Erik Holder deklaroi se pesë të dyshuarit nga Guantanamo do të gjykohen në gjykatën civile në Nju Jork për sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001.
Holder tha se prokuroria do të kërkojë dënim me vdekje.
Prokurori shtetëror theksoi se gjykimi i tyre është i një rëndësie të vepantë për planin e presidentit Barak Obama që të mbyllet qendra e paraburgimit në Guantanamo.
Në një prononcim në Tokio, presidenti Barak Obama tha se është "absolutisht i bindur se Halid Sheik Mohamad do të përballet me kërkesat më të sakta të drejtësisë".
Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Muhamad ka pranuar se ka planifikuar sulmet e 11 shtatorit, në të cilat humbën jetën rreth 3 mijë njerëz.
"Truri i sulmit", Halid Sheik Mohamad tashmë ka pranuar para gjykatës ushtarake se e ka planifikuar sulmin, në të cilin e humbën jetën afro tre mijë njerëz.
m.i/NOA
Â
Â