English

Kavajë, shkatërrohet banda e vjedhjeve të makinave, 7 persona në pranga

Kavajë, 13 nëntor NOA - Policia e Kavajës ka organizuar dje një operacion të koduar "Çmontimi 2" i cili u finalizua me arrmësimin e shtatë personave të akuzuar për një sërë vjedhjesh të automjeteve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme të Shqipërisë.

Fatmir Marku, 23-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, Bledi Zefi, 26-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Vau i Dejës, Elidon Sokoli (Marku), 33-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Irena Boduri, 28-vjeçe, lindur dhe banuese në Shupenzë Dibër u kapën dje në flagrancë, në segmentin rrugor Golem-Kavajë, pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin në periudha e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete të vendit.

Gjithashtu policia po dje ekzekutoi urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, edhe për tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkëautor në vjedhjet e automjeteve, të cilët u kapën në banesat e tyre, të ndodhura në Shllak, Toplan- Thermë të qytetit të Shkodrës. Nikoll Delijaj, 30-vjeç, Kujtim Fermasi, 35-vjeç, dhe Alfred Krepi, 44-vjeç, janë tre të ndaluarit e tjerë. Sipas policisë dyshohet se ky grup në Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip Benz, me targa KJ 0687 A, në pronësi të një shtetasi.

Gjithashtu rezulton se ata kanë vjedhur edhe automjetin tip BMV, me targa të huaja BC 695 CG, në pronësi të një shtetasi.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se automjeti tip BMV, me targa EL 1227 C, dyshohet të jetë vjedhur në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, është dokumentuar implikimi i tyre i shtrirë në tre vjedhje të automjeteve në Tiranë, në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Durrësit, në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Elbasanit, 4 vjedhjesh automjetesh në qytetin e Fierit, Â 2 vjedhje automjetesh në qytetin e Shkodrës. Këto shtetas, dyshohet se i realizonin vjedhjet e automjeteve duke bashkëpunuar me njëri- tjetrin, gjatë orëve të vona të natës, aktivitet kriminal i shtrirë në qytetet e ndryshme të vendit, duke i çmontuar më pas e ndryshuar numrat e shasisë së automjeteve të vjedhura. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjashtë automjete të vjedhura, një sërë targash të Kosovës, ndërkohë që po punohet intensivisht në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për të dokumentuar tërësisht implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë. k.k/NOA
KOMENTE