Uashington, 13 nëntor, NOA - Çdo vit, themeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili është edhe njeriu më i pasur i botës, zhvillon ankand për një vizitë në shtëpinë e tij në
Liqenin e Uashingtonit, duke fituar para të cilat i ndan për qëllime bamirësie më pas.
Vitin e kaluar, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krizë të plotë financiare çmimi i vendosur për të vizituar shtëpinë e Bill Gates ka qenë 8 mijë dollarë, me të cilat ti fitoje një ditë në shoqërinë e Gates.
Ndërsa këtë vit oferta në fjalë ka arritur edhe një ofertë maksimale, deri në 4-fish të saj, duke parashikuar që kush e fiton ankandin, të çojë gjithashtu edhe një grup të shokëve brenda shtëpisë së miliarderit më të madh të botës.
n.e/NOA