English

Projektligji, qeveria vendos të kompensojë pronarët me vlerën e tregut

Tiranë, 13 nëntor NOA - Qeveria ka vendosur të kompesojë pronarët shqiptarë me vlerën e tregut.

Projektligjin për caktimin e fondit të kompensimit të pronave, u miratua sot nga Këshilli i Ministrave.

Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektligjin, tha se ai ridimensionon burimet e qeverisë për të kompensuar pronarët shqiptarë.

"Në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe parimet programatike të qëndrimeve tona ndaj çështjes së pronës, kemi përzgjedhur formën më të ndershme, më të kushtueshme dhe më të vështirë të kompensimit, që është ajo me vlerën e tregut. Kjo është një faturë shumë e madhe, e cila ka dinamizmin e saj nga viti në vit, sepse i tillë është dinamizmi i vlerës së tregut," u shpreh kryeministri.

Kryeministri e konsideroi këtë hap një detyrim kushtetues dhe moral të maxhorancës ndaj pronarëve, të cilëve në mënyrën më të padrejtë e më klasore u shpronësuan.

"Me këtë ligj, hapen shtigje dhe mundësi të reja për fondin e kompensimit të pronarëve, qoftë fizik apo qoftë monetar" deklaroi Berisha.

Për krijimin e fondit monetar të kompensimit, Kryeministri Berisha bëri të ditur se do të përdoren edhe të ardhurat nga privatizimet dhe ankandet e aseteve shtetërore.

k.k/NOA

KOMENTE