English

Rama: KRRTRSH të miratojë sa më parë planin rregullues të Tiranës, jo më vonesa

Tiranë, 13 nëntor, NOA - Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë duhet që të miratojë sa më parë planin rregullues të kryeqytetit.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një tryeze të zhvilluar me Shoqatën e Ndërtuesve, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

Sipas tij, plani rregullues i Tiranës tani rezulton i përfunduar dhe vonesat për mosmiratimin e tij në KRRTRSH duket se janë të qëllimshme.

"Vonesa e bërë nga KRRTRSH për këtë plan, është e pakuptimtë. Por ai kërkon një miratim sa më të shpejtë dhe duhet vënë menjëherë në zbatim", tha ndër të tjera kreu i Bashkisë së Tiranës.

Më pas, ai i ka paraqitur Shoqatës së Ndërtuesve edhe shqetësimin lidhur me efektet e krizës ekonomiko-financiare, të cilat sipas tij po ndihen gjithmonë e më tepër në sektorin që ajo mbulon.

"Kriza po prek çdo ditë kompanitë e ndërtimit. Kjo duket në faktin se ato po tkurren përditë, ndërsa po rritet edhe papunësia në sektorin e ndërtimit", tha ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE