Uashington, 13 nëntor, NOA- Një rrezik i vërtetë po i shfaqet botës nga shkrirja e masave të akullit në ishullin e Groenlandës.
Lajmi komunikohet nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të cilët hedhin alarmin se duke pohuar se shtresa e sipërme e akullit në Groenlandë po shkrin me ritme shumë më të shpejta se shtatë apo tetë vjet më parë.
Të dhënat konkrete flasin për shkrirjen e një mase prej 1.5 trilionë ton akulli që prej vitit 2000.
E nëse do vijohet me këto ritme, do shkaktohet thonë shkencëtarët gjithë shkrirja e Groenlandës, çka do pasohej sipas tyre me një rritje të nivelit të ujit të detit në shkallë globale prej shtatë metrash.
Sipas shkencëtarëve, ata thonë se këtu ka pasur dy procese të veçanta siç janë temperaturat më të larta të ajrit që po shkaktojnë shkrirjen e sipërfaqes së akullit në një masë më të madhe, por edhe shtimin e numrit të blloqeve të akullit që shkëputen nga akullnajat dhe shkojnë në det.
Një i tillë me përmasa gjigande është zbuluar edhe gjatë kësaj jave nga shkencëtarët.
n.e/NOA