English

Sulme në Pakistan, shkaktohen 13 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur

Peshavar, 13 nëntor, NOA - Rreth 13 persona kanë mbetur të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur nga një seri sulmesh të ndërmarra në zona të ndryshme të Pakistanit.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat vendase, të cilat komunikojnë gjithashtu se zonat e goditura kanë qenë Peshavari dhe Ban, dy qytetet më të sulmuara nga shpërthimet gjatë kohëve të fundit.

Kështu, të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në Peshavar.

Mediat vendase saktësojnë se kjo tragjedi është shkaktuar nga shpërthimi i një bombe në një ndërtesë të shërbimeve të inteligjencës pakistaneze në krahinën veriore të Peshavarit.

Ndërkaq, të vdekurit dhe të plagosurit e tjerë janë shkaktuar në një sulm tjetër vetëvrasës në qytetin Ban.

Në gjashtë ditët e fundit në Pakistan kanë ndodhur 5 sulme vetëvrasëse.

n.e/NOA

KOMENTE