Moskë, 13 Nëntor NOA-Një ngjarje e rrallë dhe e dëgjuar vetëm në fiset kanibale ka ndodhur sot në Rusi, ku tre të pastrehë kanë vrarë një person 25 vjeçar dhe më pas i kanë shitur pjesët e tij të trupit një restoranti.
Autoritetet e Rusisë konfirmuan se ngjarja ndodhi në qytetin Perm, ku tre persona kanë vrarë një njeri, e më pas kanë ngrënë pjesët e trupit, ndërsa pjesët tjera ia kanë shitur një restoranti.
Në një deklaratë hetuesit theksojnë se tre burrat e kishin vrarë me thikë dhe çekiç viktimën 25-vjeçare.
Pas vrasjes, kufoma ishte coptuar dhe pjesërisht është shfrytëzuar për ushqim, ndërsa pjesa tjetër është shitur në një restoranti për mish.
Tre të dyshuarit janë akuzuar për vrasje.
m.i/NOA