Tiranë, 13 nëntor NOA - Ambasadori i SHBA-së, John Uithers bashku dhe me ambasadorë të tjerë Evropiane zhvilluan sot një takim me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Evropian Helmut Lohan, i OSBE-së Robert Bosch, ambasadori suedez e ai spanjoll.
Takimi u krye në klryesinë e Parlamentit dhe nisi rreth orës 12:30 e zgjati një orë.
Ndërkohë që fill pas këtij takimi, ambasadori amerikan Uithers, dha një prononcim për mediat me anë të së cilës i bëri thirrje opozitës t'i japë fund bojkotit.
"T'i jepet fund krizës politike. Lidershipi politik duhet të zgjidhë krizën. Bojkoti i opozitës nuk është në interes të vendit" deklaroi Uithers.
k.k/NOA