Tiranë, 13 nëntor NOA - Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bukuresht, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, kryesoi Delegacionin e Shqipërisë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore.
Gjatë punimeve të këtij Samiti u miratuan disa dokumente të rëndësishme si, Plani i Veprimit për vitet 2010-2012, Deklarata e 20 vjetorit të Krijimit të NEQ-it si dhe Dokumenti politik i Samitit.
Në Dokumentin final të Samitit, të gjithë kryetarët e qeverive, mes tjerash, mbështetën angazhimin e Komisionit Evropian për të liberalizuar regjimin e vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti, u theksua nevoja që të merret sa më parë vendimi për të liberalizuar vizat me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.Â
Në fjalën e tij në këtë Samit, ministri i Jashtëm, Ilir Meta vlerësoi NEQ si një forum shumë të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit konkret, nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme.
Duke nënvizuar integrimin evropian si sfidën më të rëndësishme të kësaj nisme, Meta theksoi se "vokacioni evropian i Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet i pandryshueshëm dhe si rrjedhojë, integrimi në BE është prioritet madhor i politikës së jashtme të shtetit shqiptar". Â
Në këtë kuadër, ai informoi Samitin lidhur me stadin aktual të proçesit integrues të Shqipërisë në BE, duke u ndalur në aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave me BE-në. Â
"Brenda vitit të ardhshëm do të merret vendimi pozitiv për kapërcimin përfundimtar të kësaj barriere, çka do të çlironte energji pozitive dhe do të krijonte një perspektivë realisht të prekshme për secilin prej vendeve tona" tha Meta lidhur me liberalizimin e vizave. Â
k.k/NOA
Â