English

Dita e rekordeve Guiness, u thyen disa në fusha të ndryshme në mbarë botën

Londër, 14 nëntor, NOA - Rekorde të çuditshme janë zhvilluar gjatë "Ditës së rekordeve Guinness, e cila ka shënuar edicionin e saj të pestë.

Kështu, në Londër, një burrë tërhequr me flokë një autobus me dy kate me një peshë mbi 8 tonë për një distancë prej 21.2 metrash, duke fiksuar një rekord të ri.

Po në Londër, Shaun Jones ka fituar titullin e madh Guiness për shperthimin më të shpejtë të një shisheje me ujë të nxehtë, në kohen prej 18,81 sekondash.

Ndërsa në Itali është siguruar një rekord i ri shpejtësisë në konsumimin e makaronave, vetëm për 1.30 minutë.

Në Finlandë ka qenë çudia e radhës kur njerëz të 76 kombësive të ndryshme kanë mbushur një saunë të vetme.

Kurse në Memfis u thye rekordi i baletit më të madh dhe në Nju Jork, restoranti "Serendipity III" ka përgatitur filxhanin më të madh të çokollatës së nxehtë me një Â volum prej 15 litrash dhe një dimension prej 28 me 35,5 centimetrash etj.

n.e/NOA

KOMENTE